LAJME

Kjo rrugë e Gjilanit po bëhet me katër korsi


Rruga kryesore e Gjilanit që çon deri tek semaforët po bëhet me katër korsi, shkruan Mediafokus.info.

Lajmin e ka bërë të ditur nënkryetari i kësaj Komune, Arbër Ismajli, i cili ka publikuar edhe pamjet e punimeve.

Postimi i plotë i nënkryetarit të Gjilanit:

Të dashur qytetarë,Kemi filluar punimet në zgjerimin e rrugës nga rrethi përballë Furrës “Vëllezërit Çocaj”, në drejtim të qendrës së qytetit, deri tek semaforat. Kjo punë do të jetë vazhdë e zgjerimit të rrugëve në hyrje-daljet e qytetit, e cila do të përfshijë edhe pjesën kryesore të qendrës së qytetit.

Ky projekt, përveç ndikimit në shkarkimin e komunikacionit, do të ketë ndikim edhe në përmisimin e aspektit mjedisor nga zvoglimi i gazrave dhe zhurmës. Zgjerimi i rrugës në qendër të qytetit, do të jetë në katër korsi, e cila do t’i bashkohet rrugës së Ferizajit.

Njëkohësisht, kërkojmë mirëkuptimin e qytetarëve, përshkak të punimeve që do të ndodhin këtu, dhe, përshkak të fillimit të futjes së gypit atmosferik në qytet, gyp i cili do të jetë vazhdë nga rrethi përballë Furrës “Vëllezërit Çoçaj” , deri në qendër të qytetit.

Kjo trase e rrugës me katër korsi, do ta lirojë Gjilanin nga komunikacioni i ngarkuar, dhe, do ta bëjë një qytet i cili do të jetë pikë referimi nga të gjithë.

Çelësi i këtyre projekteve i kontribuon përkujdesjes dhe krijimit të kushteve më të mira për qytetarët, dhe, ndikimin në zhvillimin apo qëndrueshmërinë e bizneseve.

Kërkojmë mirëkuptimin tuaj!

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close