LAJME
Gjilanasi me koronavirus del nga vetizolimi, kapet nga policia

Një person që kishte rezultuar pozitiv në Gjilan nuk iu përmbajt masave për vet-izolim në shtëpi.
I njëjti kishte dalë nga izolimi shtëpiak, mirëpo është identifikuar më pas nga Policia e Kosovës, shkruan lajmi.net.
Pas ndalimit, ai është verifikuar se nuk ka respektuar udhëzimet për vetë izolim.
Nuk dihet se cilat janë masat që Policia e Kosovës do të ndërmarrë ndaj të njëjtit. /Lajmi.net/ foto:lumihd