LAJME

Prokuroria ngritë aktakuzë ndaj personit nga Përlepnica që thoshte se zbuloi ilaçin për koronavirus

Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti Përgjithshëm, ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit K.A., për shkak të veprës penale ‘’Prodhimi dhe shpërndarja e produkteve të dëmshme mjekësore’’.Sipas aktakuzës, personi ka publikuar në llogarinë e tij në Facebook produkte të dëmshme mjekësore, pa iu bërë kontrolli i nevojshëm.

“Sipas aktakuzës, më 6 prill 2020, i pandehuri K.A., në fshatin Përlepnicë Komuna e Gjilanit, ka vënë në qarkullim barëra ose produkte të dëmshme mjekësore, pa iu bërë kontrolli i nevojshëm nga personi apo enti i autorizuar, në atë mënyrë që përmes rrjetit social ‘’Facebook’’, ka publikuar  njoftimin për vënien në qarkullim të barit për luftimin e Corona Virusit”, thuhet në njoftimin për media.

Në këtë mënyrë, i njëjti ka  vepruar në kundërshtim  me  Ligjin  për Shëndetësi  04/L-125 dhe Ligjin për Produkte dhe Pajisje Medicinale 04/L-190.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close