LAJME

Mustafa: Qeverisja tallava e Gjilanit. Kjo logjikë duhet ndryshuar rrënjësisht

Gjilan – Kryetar, je zotue publikisht para popullit prandaj: Paguaj gjysmën e qërasë bizneseve dhe trajtoi dinjitetshëm ekonomitë bujqësore dhe familjet në nevojë ka shkruar Qemajl Mustafa.

Postimi i plotë i Qemajl Mustafës;

Burri, thonë, ndojherë bën me i “hangër” llafet e veta veç kryetari JO. Assesi.
Para rreth një muaji, menjëherë pas shpalljes së pakos financiare të qeverisë për Covid19, kryetari i komunës, Lutfi Haziri, si njeri që nuk i kursen llafet dhe i ka me bollëk e pa pare, doli dhe u zotue për me i asistue bizneset me gjysmën e mbetur të qërase sepse qeveria e mbulonte gjysmën tjetër për 3 muaj. Bile, ky e tha, do të paguhen për 6 muaj rresht. Përveç qërave, u zotua që ti asistoje familjet me nevoja emergjente ekzistenciale dhe ekonomitë bujqësore. Me këtë rast, kryetari bëri diskriminim publik sepse tha, familjet që banojnë në banesa te komunës do t`i lirojmë nga qeraja. E çka halli me familjet tjera? Ato qindra familjet tjera që paguajnë qëra nëpër qytet e fshatra a nuk janë tonat?

Të gjithëve dhe të gjithave duhet t’u ndihmohet kryetar. Ndryshe je kryetar selektiv, je i padrejtë. Je kryetar joserioz.

Një qytetar i zakonshëm bën me folë me hamendje ndojherë dhe nuk i pritet dëm i madh. Ai (ajo) bën edhe me i ra pishman për atë që e ka thënë por, një zyrtari të lartë të shtetit, një kryetari të një komune, kjo nuk i ka hije. Kjo sjellje është e pafalshme. Është e dënueshme politikisht e moralisht. Bile, në një demokraci sadopak normale, është e dënueshme edhe ligjërisht dhe kryetari do të duhej me u thirrë në llogaridhënie para qeverisë së shtetit dhe gjykatës për manipulim e mashtrim të publikut.

Pak më vonë, me 5 Maj, doli nënkryetari me disa nga drejtorët dhe nga kjo paraqitje e tyre u pa se kryetari i kishte “hëngër” llafet dhe i kishte ra pishman për zotimin për me ju pague bizneseve 50% të qërasë siç tha vet “për 6 muaj rresht”. Por, e bëri edhe një diskriminim tjetër sepse thanë, do t’ju falim vetëm atyre bizneseve që punojnë në hapsirat e komunës. E çka me tjerat?

Një gjë e di sigurtë. Kur e ka premtue pagesën e gjysmës së qërasë për bizneset kryetari nuk e ka dijtë as sa biznese aktive i ka në komunë, as sa biznese paguajnë qëra për hapësirat që i shfrytëzojnë e as sa është një qëra mesatare mujore për këto biznese. Thjeshtë ky kryetar, as nuk është ai që din me u marë me kalkulime dhe as që e ka këshilldhënien që kishte me e orientue sadopak drejtë dhe me kohë. Prandaj edhe del i pamatur dhe i papërgjegjshëm kur flet për shifra e për qindra e miliona euro. Kjo punë don analizë. Don matje e çmatje deri te vendimi e që kjo qeveri lokale nuk e bën kurrë.

Po e paraqes këtu një llogari të përafërt vetëm për rastin e qërave:
Nëse komuna e jonë ka rreth 4000 biznese aktive (në vitin 2012/13 ka patur 3300) atëherë rreth 1000 biznese paguajnë qëra mujore për me e ushtrue aktivitetin e tyre. Pjesa më e madhe e bizneseve qiramarrëse janë të koncentruara në zonën urbane, pra, në qytet.
Nëse qëraja mesatare është vetëm 300€ për muaj atëherë komunës i bie me pague 150€ për zotimin prej 50% të saj. Kjo do të thotë se për çdo muaj ajo duhet të paguaj 150000€ e për 6 muaj 900000€ (rreth 1 milion euro). Mund të jetë kjo shifër më pak ose më shumë e që varet nga statistika aktuale por bizneset dhe familjet duhet të trajtohen dinjitetshëm në këtë situatë e jo me improvizime. Fundja, komuna e shteti funksionojnë falë punës së këtyre bizneseve, të të punësuarve në to dhe neve të gjithëve që paguajmë tatime e taksa për çdo ditë.

Dhe kjo ndihmë duhet të ndodh kryetar. Sepse bizneset duhet ta ndjejnë dorën e shtetit. Ato duhet ta kenë ndjenjën dhe bindjen se me punën e tyre përherë i ndihmojnë shtetit dhe shoqërisë së komunës e të Kosovës por gjithashtu, duhet të jenë të sigurta se në rrethana sfiduese si kjo me Civid19, shteti është ai që atyre ju siguron vazhdimësi pa trandje e pa stres të veçantë.

Çdo veprim ndryshe kishte me qenë vetëm sfilatë e fasadë, qysh ju rëndom edhe e bëni. Fatkeqësisht.
Kjo logjikë duhet ndryshuar rrënjësisht.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close