LAJME

Sot është 20 Vjetori i rënies heroike të dëshmorit nga Gjilani – Arben Ramadani

Pavarësisht se ishte i ri në moshë – nën moshën 18 vjeçare ruajti armatimin e UÇK-së, e më pastaj si 19 vjeçar ra heroikisht si luftëtar i UÇPMB-së!

Përkujtim nga Shoqata e Familjeve të Dëshmorëve të UÇK-së dega në Gjilan

Në përkujtim të 20-vjetori të rënies heroike të dëshmorit Arben Ramadani (13 qershor 1981- 19 maj 2000)

Sot është përvjetori i 20-të i dëshmorit dhe ngjarjet tjera në përgjithësi tubimet tjera, edhe pse nuk mund të kujtohet ashtu si duhet, sepse kjo sëmundje me përmasa pandemie, ku janë pezulluar, data pëkujtime, ndonës edhe po përkujtohet nëpërmjet rrjeteve sociale, nga familjarët, të afërmit, shokët, dashamirët e qytetarët e shumtë.
Arben Ramadani (1981-2000) ishte një ndër të parët në pregaditjen e luftës së UÇPMB-së.

Ishte aktiv në furnizimin dhe ruajtjen e armatimit, gjatë dhe Pas luftës së UÇK-së menjëherë u radhit në organizimin e luftës së UÇPMB-së, Z.O. të Preshevës i cili mori pjesë në shumë detyra për strehimin dhe ruajtjen e armëve që më vonë do ti shërbenin luftëtarëve të UÇPMB-së. Arbeni shërbeu në kuadër të Brigadës 113 “Ibrahim Fejzullahu”, Z.O e Preshevës.
Arbeni ishte në qelulat e para në rradhet e UÇPMB-së, e cila ishte vazhdimësi e UÇK-së në të cilën iu bashkangjitën djemtë më të mirë të atdheut, prandaj ai edhe vepra e tij jan të pavdekshme, siç janë edhe ata vetë të pavdekshëm me gjakun e derdhur për lirinë e shtrenjtë.
Bashkëluftëtarët e tij të pandashëm deri në ditën e fundit thotë se: ” Arbeni ishte ushtar i heshtur, besnik dhe i përmbajtur që shquhej për guxim dhe kryerje të detyrave ushtarake”. Duke qenë në radhët e para nga ata të luftëtarëve të Luginës, ai ra dëshmor i parë duke kaluar zonën kufitare, derisa ishte me njësitin e tij. Ai ishte me zemër të pastër, energjik, i dashur, i buzëqeshur me të gjithë, por nuk i duronte padrejtësitë, luftonte gjithmonë kundër saj.

Në pranverën përmbyllëse të këtij mileniumi, ai shkonte drejtë përjetësisë shkon, dhe bashkohej me heronjët e tjerë, duke i dhënë hakun armikut, i cili pas tërheqjes ishte barrikaduar në tokat tona. U vë në mbrojte të popullatës së kësaj ane, duke u dal përballë bandave kriminale të pozicionuara në pjesën lindore . Ai u solli armatim të mjaftueshëm shokëve-bashkëluftëtarë të tij, nga ish frontet e luftës së UÇK-së nëpër të cilat kishte kaluar.

Arbeni ende pa i mbushur të nëntëmbëdhjetat, i lindur, si nipi i parë i gjyshit, dhe nxënës i mësuesit të parë, Arbeni në fillim të muajit maj, sapo ishte mbushur mali me gjethe, sapo ra kushtrimi ishte pushka e parë e lirisë. Arbeni me 19 maj, në një luftë të pabarabartë qëllohet për vdekje nga plumbat e armikut. Përkundër përpjekjeve të paqeruajtësve për t`ia shpëtuar jetën , Arbeni mbyllen sytë e tij përgjithmonë për të mos vdekur kurrë. Përkushtim : 19 Maji 2000, është data kur ra dëshmor, Arben Ramadani. Dita që e kujtojmë me krenari dëshmorin, i cilin arriti epitetin dhe shkallën më të lartë, dinjitet njërzorë dhe kombëtar.

19 Maji dita e deshmorit të atdheut Arbenit që na i dha mundësinë të gëzojmë lirinë në këto ditë dhe si ditë e veçante dhe duhet të nderohet në të gjitha anët.

Edhe pse jeta e tij, ishte akoma në lulëzim ai vendosi të luftonte, edhe pasojat i dinte, kjo tregon zemërgjëreësin e tij. Ky është një veprim që tregoi jo vetëm zemërgjersinë por edhe që nuk i tremben asgjeje, ai tregoi që mund të bëjë të pamundurën të mundur. Ky dëshmor dhe ndihej krenare për vendin ku lindi e jetoj, e u sakrifikua të shpëtoj atdheun nga armiqtë. Ideali i tij ishte drejtesia dhe destinacioni i tij fundit ishte Liria .Dje, për sot u derdhë gjakun si lumë, nuk u kursyen as jeta për atdheun. Uroj që të mos i harrojmë asnjëherë sepse ia dolet dje, ne do t’ia dalim sot për të mirën e vendit tonë.

LAVDI DËSHMORIT TË KOMBIT , Dhe gjithë Dëshmorëve të Kombit

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close