LAJME

Lutfi Haziri kërkon hapjen e kafiterive në Gjilan, nuk është bërë ndonjë lehtësim për ta

Kryetari i komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri me fillimin e aplikimit të masave të fazës së dytë lehtësuese, ka folur për media.

Ai tha se po e përcjellin situatën, ndërsa vlerëson se qeveria duhet të vlerësojë hapjen e gastronimisë dhe qendrave tregtare, transmeton Indeksonline.

“Është ba e lodhshme dhe vetëizolimit e apelet, por që është e vetmja mënyrë. Të drejtat tona në kuptimin e vendimmarrjes kufizohen, për shkak të pandemisë dhe rolit si komunë, pasi që liria dhe ekonomia përgjegjësi e qeverisë.

Sot ka nis mu zbatu faza e dytë, po e përcjellin në veçanti gastronominë edhe pse s’është bërë ndonjë lehtësim për ta, pasi që ata kanë shërbyer përmes porosive dhe më herët.

E vetmja gjë që vërehet në Gjilan sot është lëvizja 2 orëshe e qytetarëve.

Gastronomia dhe qendrat tregtare duhet të vlerësohen për hapje, sepse e kemi dëshmu që jemi të gatshëm ta përballojmë një fluks të madh të daljes”, tha Haziri.

Ai tha gjithashtu se ka ardhë koha e vlerësimit edhe për hapjen e kufijve.

“S’mund të jetojmë në pritje se kush, cila familje, cili individ a nga erdhi infeksioni. Kjo sëmundje është e pabesë, ende duhet kujdes. Duhet t’i përmbahemi masave mbrojtëse, mos shko mysafir e as mos prano mysafirë deri sa të mbyllet pandemia”./Indeksonline

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close