LAJME

Kontrollë e shtuar policore në Gjilan, pas rritjes së daljes nga qytetarët

Policia e Kosovës, respektivisht ajo e Gjilanit, sot ka qenë shumë aktive në qytet dhe në fshatrat e komunës së Gjilanit.

Një foto të cilën e ka siguruar Gjilani SOT, shihen pjesëtarët e policisë duke kryer kontrolle në fshatin Përlepnicë të Gjilanit.

Nga sot, ka filluar implementimi – apo faza e dytë e lehtësimit të masave, por pavarësisht kësaj qytetarët duhet ende t’i përmbahen masave të lëvizjes, 2 orë para dite, dhe 2 orë pasdite, transmeton Gjilani SOT.

Policia e Gjilanit gjithashtu i ka monitoruar edhe kafiteritë dhe bizneset e tjera se a po i përmbahen rekomandimeve dhe vendimeve të organeve kompetente. /gjilanisot/

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close