LAJME

Valentina e LDK-së: Së shpejti, sërish do t’i kthehet buzëqeshja qytetarëve tanë

Valentina Bunjaku – deputete e Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka shkruar në profilin e saj në facebook një reagim kritikues ndaj Qeverisë së Kosovës, transmeton Gjilani SOT.

Deputetja e LDK-së ka thënë se Qeveria e Kosovës është dorëzuar në pandemi si dhe së shpejti do t’i kthehet buzëqeshja qytetarëve tanë.

Po ju sjellim reagimin e plotë:

Pandemia, dorëzimi i Qeverisë para problemeve, ngërçet deri në Aktvendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe lloj-lloj loje politike, po e dëmtojnë funksionimin normal të Kuvendit. Deri atëherë, unë do të jem në shërbim të qytetarëve jashtë reklamave. Po shpresojmë ta kalojmë sa ma shpejt pandeminë, se të tjerat janë krejt të zgjidhshme! Së shpejti, sërish do t’i kthehet buzëqeshja qytetarëve tanë! Jemi popull i kalitur në sfida, prandaj edhe këtë betejë do ta fitojmë!

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close