LAJME

‘Nervozohet’ Izmi Zeka: Kot e keni o të mjerë, Hashim Thaçi është vetë shteti i Kosovës

Kotë e keni o të mjerë, Hashim Thaçi është vetë shteti i Kosovës

Shkruan: Izmi Zeka

Tani po e kam të qartë se deri ku arrin egoja, frustrimi vetëm e vetëm për të qenë në pushtet. Një deklaratë e ish deputetes z. Drita Millaku për veç tjerave për Presidentin e vendit z. Hashim Thaci shkruan se ”Së shpejti do ta nxjerr biletën njëdrejtimëshe për në Hagë”.
Ky është mentaliteti i partisë në pushtet për luftëtarët për shenjtërinë e fundshekullit XX, Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.
Tani më edhe hapur flasin pa përjashtim veç me një renditje të çuditshme duke gozhduar secilin i cili nuk qëndron në vijën e tyre. Janë në gjendje të kryqëzojnë ashtu siç e kryqëzuan Krishtin.
O njerëz çfarë jeni kështu. Pse kënaqeni kur ushtarët e UCK-së shkojnë në Hagë. Për një copë pushtet e fyeni të kaluarën historike, për një copë pushtët shkelni mbi varret.
Kuptoni se pushteti nuk është gjithçka. Shteti është i rëndësishëm, perspektiva e tij.
Hashim Thaçi deshët apo nuk deshët ai është vetë historia e Kosovës. Ama më vjen keq pse me aq qejf dhe dëshirë të madhe për ta quarë Hashim Thaçin në Hagë.
Marre, marre. Nëse ka zot do tu mallkoj gjithmonë. A e din more se ky shtet, kjo liri këto të mira që i kemi ne janë arritur fal luftëtarëve dhe Natos.
O të mjerë Xhorxh Uashingtoni, Sharl De Goli e shumë të tjerë janë simbole të shtetësisë dhe zhvillimit të shteteve të tyre.
Për një copë pushtet jeni në gjendje të bëni gjithçka. Turpi qoftë mbi ju

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close