LAJME

Psikologe Shpresa Osmani: Si të bisedojmë për politikë pa i prishur miqësitë

Me shpalljen e gjendjes pandemike në botë, bisedat politike u zhvendosën edhe më tepër nga kafenetë e zyret, nga parqet e rrugët në rrjete sociale.

Shkruan / Psikologe Shpresa Osmani

Lajmet politike, të vërteta e të rreme konkuronin pamëshirshëm ato mbi situatën pandemike në vend e botë në çdo aspekt. Ato shpërndaheshin nga gjitha kampet politike në Kosovë, me shpejtësinë e shpërndarjes së koronavirusit. Kosovarët u shërbyen me tema politike gjatë kësaj periudhe, më shumë se me këshilla apo mjete mbrojtëse. Zhvillimet e fundit politike kombinuar me izolimin dhe ankthin e pandemisë ua nxorën Kosovarëve si duket anën më të errët të qenies. Postuam pyetje e ngrem dilema, replikuam i madh e i vogël, ti e unë! Mendoni se si do të ishte sikur në vend të diskutimeve politike të hapnim diskutime shkencore, të artit, ekonomike apo humanitare? Kjo periudhë më shumë se për çdo gjë tjetër, do të mbahet mend për ofendimet e linçimet, për dhunën psiqike që bëri polarizimi politik në Kosovë- duke ju falënderuar lojërave politike që u bënë në vend. Për dikënd politika pasion, për dikënd traditë, për dikënd punë e për tjetrin tifozëri. Por çfarë është ky fenomen për të insistuar se gjithë kemi drejt në çdo situatë politike? Për mua si Psikologe situata për sa i përket shëndetit mendorë të qytetarëve tanë kërkon vëmëndje shumë të madhe. Rëndësia e dhënies së këshillave profesionale në temat “Si të pëballojmë situtën me covid19” dhe “Si të përballojmë polarizimet politike gjatë covid19” janë të një rëndësie të njejtë. Duke parë që shumë kolegë psikologë janë duke bërë një punë fantastike në ofrimin e ndihmës për përballimin e situatës me covid19, mendova që sado pak të mundohem ta sqaroj qështjen tjetër përmes kësaj analize. Gjatë muajit të kaluar kam përcjellur me shumë vëmendje portalet elektronike apo thënë më qartë gjuhën e përdorur nga komentuesit. Për katër javë vëzhgim të pesë portaleve, vërejta se numri i komentëve në një lajm politik varionte nga 1 në 300 komente. Në bazë të kësaj analize, mbi 70% e atyre komenteve ishin sulmuese/mbrojtëse por gjithsesi fyese në një formë apo tjetër. Nga analiza ime (jo hulumtimi) i komenteve e replikave gjatë këtyre javëve më i shprehuri ishte komenti “o njerëz pa tru”.

“. Tutje emra e mbiemra “lopë”, “hajn”, “diktatorë”, “komunist”deri tek “nekrofilë” u përdorën në postime nga personalitete të ndryshme politike, edukative, kulturore, sportive e më e keqja nga prindër që rrisin fëmijët- të ardhmën e këtij vendi. Në rrjete sociale është krijuar një normë e frikshme kulturore e diskutimit në shoqërinë tonë. Kjo “mbi-nxerje” ka qenë prezente në tryeza kafenesh ë e zyresh madje edhe mbrenda familjesh qysh moti, por me t’u izoluar siç duket në pamundësi për të liruar mllefin në tavolina, shpërthyem në rrjete sociale. Robb Willer në fjalimin e tij TED “Si të kemi diskutime politike më të mira” ilustron këtë fenomen nëpërmjet një skenari hipotetikë filmi, që ka për teme Zombi Apokalipsin, ku të gjithe rreth nesh na duken zombi dhe vetëm ne jemi ai njeriu mes zombish që lufton për të shpëtuar botën. Pse jemi bërë aq të mbyllur ndaj argumenteve të bashkbiseduesit? Si profesionist, gjëja e parë që të bie ndërmend është “Sistemi i besimeve të fiksuara. Ky sistem i cili me asnjë kusht nuk pranon të dhëna ndryshe në terminologjinë klinike quhet sistem deluzivë, apo siç njihet në kontekstin politik-ideologji. Shkencëtari politik nga Kolegji Dartmouth Brenden Nyhan shpjegon se në një problem të caktuar partizanët politikë gjithnjë zgjedhin besimet partiake dhe jo argumentet. Nyhan gjithashtu po eksploron mundësinë që partizanët refuzojnë faktet sepse tek ta prodhohet mospajtimi kognitivë- përvojë psikologjike që ka të bëje me mbajtjen e ideve jo-konsistente në kokë. Tutje Nyhan hipotetizon se partizanët refuzojnë faktet poltike jo sepse janë kundër këtyre fakteve por sepse është e dhimbshme për tu pranuar. Në librin e tij të famshëm, The Believer True (1951), Ericc Hoffer argumentoi se adhuruesit ekstrem të një ideologjie apo partie politike kanë tendencë të kenë një karakter të veçantë psikologjik që i bën ata të ndjeshëm për t’u anëtarësuar në ndonjë grup ideologjik, pavarësisht besimeve specifike që mbron. Cilat janë karakteristikat e “llojit të mendjes” që është më e ndjeshme për të menduar në mënyra ekstreme dhe dogmatike? Hoffer hipotezoi se vetëvlerësimi i ulët dhe një ndjenjë e zhgënjimit personal janë përbërësit kryesorë për ekstremitetin ideologjik. Sipas literaturës neuropsikologjike, një individ i cili është konjitivisht i ngurtë ka tendencë të perceptojë objekte dhe stimuj në terma bardh e zi, dhe kjo e bën të vështirë për ta të kalojnë midis mënyrave të të menduarit ose të përshtaten me mjediset që ndryshojnë.

Shumica e studiuesve politikë pajtohen që ambijenti i mediave moderne ka të bëjë shumë me armiqësin politike. Me tu krijuar ndasitë poltike në media, njerëzit e kuptuan se mund të mbulojnë lajmet në atë mënyrë që të mund të fitojnë, thotë psikologu politik John Jost, doktorant, bashkëdrejtor i Qendrës për sjellje sociale dhe politike në Universitetin e Nju Jorkut. Sot, ne kemi rrjete partiake të lajmeve dhe faqet e internetit të “lajmeve” të klikuara që nxisin mosmarrëveshjet politike. “Ata po fitojnë para duke energjizuar audiencën e polarizuar,” thotë Jost. Të jemi të qartë, është më se normale simpatia e përkrahja e partive poltike. Ne mund të përkrahim një parti politike për shumë arsye. Për më tepër politika është edhe profesion i cili siguron jetësën. Mendoni për kompaninë ku punoni ju. A pajtoheni me gjitha politikat e kompanisë rreth bërjës së biznisit? Sigurisht që jo. Jeni pjesë e tyre dhe bindeni me dashje apo pa dashje. Për disa pjestarë politikë ky është rasti, derisa për disa tjerë është ideologjia. Perderisa votuesit e pavarur kanë marrë një qasje tjetër që sipas tyre, politikat e shumë partive janë të rrezikshme për vendin prandaj zgjedhin atë më pak të rrëzikshmin dmth të zgjedhësh nga më të këqinjtë-më të mirin. Ky fenomen nuk është vetëm në vendin tonë. Por tek ne është paksa më i ri dhe prandaj bashk mund ta zbusim. Më kujtohet një kolegë i imi në Gjermani me origjinë nga Polonia një herë më pati rrëfyer ” Më duhet të kthehem në Poloni për ti pajtuar motrat e mia njëra 55 vjeqare dhe tjetra 52 vjeqare. Ato ka 5 vite që nuk flasin për shkak të mospajtimeve politike. Nëna është e sëmure dhe asnjëra nuk kujdesët dot për të meqë dyjat besojnë se nëna po ia mban krahun tjetrës. Familja jonë vazhdon të vuaj përderisa politikanët në Varshavë nuk qajnë kokën për ne”. Nëse kërkoni në Google mbi efektet e polarizimeve poltike do të gjeni shembuj për divorcin mes qifteve, prishjen e raporteve prindër-fëmijë apo humbjen e punës mu për këto diskutime. Jo më kot thuhet ” Nëse don ta humbësh një shokë, diskuto politikë apo religjion. Phd. Susan Heitler për revisten Psychology Today radhit 8 mënyra të diskutimit rreth politikës të cilat ju shpiejn në rrëzikim e raporteve tuaja.

1. Përdorimi i sarkazmëz: Është marrëzi e përhershme të flasësh me sarkazmë përballë bashkëbiseduesit, për këndvështrimet e partisë politike kundërshtare. Një diskutim me sarkazmë nuk fiton asnjë argument, dhe mund t’ju humbas të dashurit tuaj.

2. Dëgjimi i bllokuar: Në një dialog të shëndetshëm, secili pjesëmarrës dëgjon në mënyrë që të kuptojë më mirë perspektivën e tjetrit. Përvetësimi i ndërsjellë i informacionit të ri gradualisht çon në konsensus dhe zgjidhje krijuese.

Në të kundërtën, kur njerëzit që flasin për politikë dëgjojnë vetëm për të hudhur poshtë me çdo kusht argumentin e palës tjetër, pjesëmarrësit zhvillojnë ndjenja gjithnjë e më negative për njëri-tjetrin. Bllokimi i dëgjimit me “Por …, Por …, Por …” bllokon ato që thonë të tjerët dhe askush nuk i pëlqen të ndjehet i bllokuar.

3. Një sistem besimi i fiksuar:

Nuk është kënaqësi të flasësh politikë me dikë që është i sigurt se i ka të gjitha përgjigjet e duhura.

Diskutimet në të cilat njëri apo që të dy bashkëbiseduesit kanë të fiksuar bindjet ideologjike dhe që nuk lejojnë me marrjen e të dhënave jo-konfirmuese degjenerojnë shpejt në një luftë për atë se kush ka të drejtë dhe kush është i gabuar.

Diskutimi në të cilin të dy palët mësojnë nga njëri-tjetri, duke zgjeruar gjithnjë e më shumë kuptimet e tyre për një çështje, është i shëndetshëm. Debati për qështje mbi atë që kush ka të drejtë dhe kush është i gabuar prodhon marrëdhënie armiqësore.

4. Mosgatishmëria për t’u angazhuar (“Le të mos flasim politikë”) ose t’i lejojmë palës tjetër të flasë me vetën

Një model që vërehet gjithnjë e më shumë, veçanërisht në mesin e të rinjve, është një gatishmëri për të lejuar palën tjetër të flasë me vetën. Sapo dikush shpreh një këndvështrim që ndryshon nga i veti, këta përsona largohen nga frika ose neveria, ose flasin me zë të lartë dhe vazhdojnë të ndërpresin, kështu që pikëpamjet alternative nuk mund të shprehen.

Aftësia për të toleruar dhe mësuar nga dallimet është thelbësore për miqësi të shëndetshme.

5. Shtrembërimi i asaj që thotë pala shtrembërimet strategjike, të krijuara për të nënqmuar kundërshtarin, në fakt e bëjnë folësin të duket gënjeshtarë. Shumë gënjeshtra të këtij lloji janë projektime, d.m.th., folësi i atrbuan palës kundërshtare ato gjëra që në fakt i mendon dhe i bën vet. Nëse ju dëgjoni një akuzë të rremë, pyesni veten se çfarë thotë ajo akuzë për folësin.

6. Të flasësh në emër të tjetrit (“Ai mendon se …” Kur njerëzit harxhojnë kohë dhe energji në diskutime politike për t’i atribuar (pa të drejtë) motive dhe bindje negative anëtarëve të partisë tjetër politike, krijohet një kthesë e madhe për të ardhmën e miqësisë suaj. Miku juaj do ta mendoj se të njejtën do ta bësh ndaj tij herdokurë.

7. Shpifja

Etiketimi nënçmues i palës tjetër në mënyrë të ngjashme rrezikon të dëmtojë marrëdhëniet tuaja. Mundoheni që ndërsa dëgjoni një këndvështrim të kundërt, për të nxjerrur diçka me të cilën mund të bini dakord. Për shembull, nëse shoku juaj thotë, “Ne kemi për të rritur taksat që të mund t’u japim njerëzve që kanë vështirësi më shumë ndihma”, ju mund të përgjigjeni me “Unë sigurisht jam dakord që shumë njerëz në këtë vend kanë nevojë për ndihmë. ” Sa më shumë të shprehim mirëkuptim, aq më shumë dialogu do të jetë produktiv.

8. Intensiteti emocional i përshklëzuar: Një bisedë miqësore priret të zhvillohet në tone të buta të zërit. Sapo njerëzit rrisin kundërshtimin në bisedë, ngritet zëri dhe përshpejtohet rrjedha e fjalëve.
Vëllimet e pakëndshme dhe të folurit e shpejtë bëjnë një diskutim madje edhe një mardhënje të pasigurtë. Hulumtimet tregojne se sa më shumë zemërim në bisedë, aq ma pak do të ketë disponim për dëgjim. Folësit e zemëruar është e vështirë të i dëgjoni. Ata gjithashtu bëhen të shurdhër ndaj jush. Kur një person është i zemëruar, pikëpamja e tij bëhet e shenjtë dhe pikëpamjet e të tjerëve i duken krejtësisht të parëndësishme.

Si të bisedojmë për poliikë pa i prishur miqësitë? Nëse dëshironi ti ruani marrëdhëniet e shëndetshme kur flisni politikë me miqtë tuaj, kujtojani vetes në fillim dhe gjatë bisedës të qëndroni të qetë.

Mbajini veshët hapur, në mënyrë që të dëgjoni ato që kanë kuptim, në ato që thonë të tjerët. Trajtoni ato që thonë të tjerët me respekt, duke dëgjuar nën dritën më të mirë të mundshme për perspektivën e tyre të ndryshme.

Jepni mendimet tuaja pa nënvlerësuar të tjerët. Mbajeni zërin tuaj të qetë dhe neutral. Vendosi me qetësi mendimet tuaja në tryezë. Kuptoje “Ju mund ta çoni një kalë tek kroi, por nuk mund ta bëni të pijë ujë”.

Nëse doni të jeni veçanërisht bindës, bisedoni më pak dhe në vend të kësaj bëni pyetje. Pyetja më e mirë fillon me “si” apo “çfarë” p.sh., cili është faktori më i rëndësishëm për ju ndërsa vendosni se kënd do të votoni? Çfarë mendoni që do të bënte ky kandidat për atë çështje?

Të ju kërkosh njerëzve për të shpjeguar shqetësimet e tyre i bën ata të rivlerësojnë në mënyrë më të efektshme, sesa të përpiqesh të detyroshë ata të besojnë vetëm këndvështrimin tuaj.

Nëse sot do ta përfundoni një diskutim politik me konkluzionin që të dy palët argumentuat shumë gjëra të mira (nga këndveshtrime të kundërta) atëherë ju keni fituar një yll të artë në këtë fushë. Në këtë rast ju mund të jeni krenar, që aftësitë tuaja për diskutim politik janë në gjendje të ruajnë marrëdhëniet tuaja, dhe se jeni një kontribues i shkëlqyeshëm i demokracisë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close