LAJME
Edhe motra e Ilirit do të futet në operim për shkak të transplantimit

Elvis Naçi në emisionin e tij “shqiptarët për shqiptarët” tregoi se edhe motra e Ilirit, i cili është i prekur me leukemi akute, do të futet në operim për shkak të transplantit, transmeton Gjilani SOT.
Hoxha nga Shqipëria, i cili e ka edhe fondacionin bamirës “firdeus” dje në afat rekord i ka mbledhur 130 mijë euro për shërimin e djalit të veteranit të UCK-së.
Ai gjatë emisionit tregoi se tani e kanë marrur përsipër mbulizimin e shpenzimeve dhe pavarësisht se sa të holla nevojiten ndërkohe – ata do t’i mbulojnë.
Të gjithë njëzëri e kanë falënderuar Hoxhën nga Shqipëria dhe janë lutur për shërimin e Ilirit. /gjilanisot/