LAJME

Fondacioni i Elvis Naçit e merr përsipër rastin e të riut me leukemi akute, Gjilani SOT falënderon të gjithë për mbështetjen

Gjatë ditës së djeshme, veterani i UÇK-së Shefki Behluli, në një prononcim për RTK-në tregoi për gjendjen e djalit të tij të sëmuar me leukemi akute. Shuma e të hollave e cila i nevojitej për shërim ishte e pamjaftueshme për të.

Pas stories së RTK-së, redaksia e Gjilani SOT mori përsipër regullimin edhe njëherë të videos dhe publikimin e saj. Kërkesës së portalit tonë për ta shpërndarë videon “Lotët e veteranit të UÇK-së për djalin e tij të sëmuar nga leukemia. Ju lutemi ta #shpërndani dhe ta #ndihmoni” iu bashkangjitën mijëra qytëtarë anekënd Kosovës, Shqipërisë e diasporës.

Humanisti i madh Elvis Naçi pas bisedës me prindin e Ilirit, reagoi sot në faqen e tij në facebook duke e marrë përsipër shërimin e tij.

Njoftimi i plotë;

“Fondacioni Firdeus merr persiper rastin e Ilir behlulit i cili eshte i semure me leucemi akute mbas bisedes qe patem me Babin e Ilirit, lusim Zotin ta sheroje Ilirin dhe Familjareve ti jape durim. Amin”, thuhet në njoftim.

Gjilani SOT falënderon të gjithë për ndihmën dhe sensibilizimin e opinionit publik. Humanizmi tek shqiptarët ishte dhe do të mbetet vlera kryesore ndër shekuj. /gjilanisot/

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close