LAJME

Rruga për të cilën protestuan bizneset, shenja sinjalizuese nuk ishte e mjaftueshme, vendoset një kon

Shenja e komunikacionit se ndalohet qarkullimi në këtë rrugë – kahje nuk ka mjaftuar, për këtë arsye është vendosur edhe një kon, për t’i sinjalizuar ngasësit e veturave se nuk duhet të vozisin në këtë rrugë, transmeton gjilani sot.

Gjithashtu, përfaqësues të bizneseve kanë protestuar të enjten protestë para objektit të Komunës së Gjilanit, duke shprehur në këtë mënyrë kundërshtimin e tyre për riorganizimin e rrugës “Mulla Idrizi”.

Sipas tyre, pushteti komunal pa konsultim me banorët dhe bizneset të cilët zhvillojnë veprimtarinë në atë rrugë, ka vendosur që qarkullimi i mjeteve të zhvillohet vetëm me një kahje. Ata vlerësojnë se me këtë vendim janë dëmtuar bizneset të cilët kanë shënuar rënie të hyrave financiare meqë tani qarkullimi në këtë pjesë të qytetit është më i vogël.

Me të parë protestën përfaqësuesit e komunës i kanë ftuar në takim banorët. Dhe përfaqësues të bizneseve të cilët kanë protestuar kanë zhvilluar takim me përfaqësuesit e komunës për të sqaruar pozicionet e tyre.

Komuna insiston se riorganizimi i rrugës në fjalë është vetëm një pilot-projekt dhe se vendimi për riorganizim i takon Kuvendit Komunal.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close