LAJME

Policia arreston 11 persona në rajonin e Gjilanit, ndërsa nënshtrohet para 450 protestuesve

Policia e Kosovës , gjatë zbatimit të masave të ndërmarra nga Qeveria si pasojë e pandemisë Covid 19, për periudhën kohore nga data 06 maj 2020 deri me 12 maj 2020, janë hapur raste nga ana e policisë në të gjitha shtatë komunat e rajonit të Gjilanit.

Në të gjithë rajonin e Gjilan njëmbëdhjetë (11) persona gjithsejtë janë arrestuar nga policia duke mos e përfill vendimin e qeverisë “Mosveprim sipas dispozitave shëndetësore gjatë epidemisë “ .

Të gjithë këta persona janë takuar duke lëvizur gjatë kohës sa është caktuar ndalimi i lëvizjes.

Personat e ndaluar janë, intervistuar në bazë të procedurave ligjore, rastet veç e veç procedohen në Procedurë të rregullt në Prokurorin e shtetit, transmeton radiostar.

Por, këto masa rigoroze nuk kanë pasur vlerë edhe ndaj 450 protestuesve të Vetëvendosjes në Sheshin e Prishtinës. Ata janë tubuar pa asnjë frikë dhe për këtë tubim nuk ka pasur asnjë të ndaluar e të shoqëruar nga Policia e Kosovës, e cila shihet qartë se është nënshtruar ndaj protestuesve, më saktësisht Qeverisë./ gjilanisot/

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close