LAJME

Lutfi Haziri e konfirmon artikullin e Gjilani SOT, shprehet se situata është plotësisht nën kontroll

Redaksia e Gjilani SOT para pak qasteve tregoi se IKSHPK nuk i ka testuar sot mostrat e qytetarëve të qytetit të Gjilanit. Këtë gjë e konfirmoi tani edhe Kryetari i Komunës z. Lutfi Haziri.

Reagimi i plotë:

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike na njoftoi se rezultatet e 67 mostrave të testuara sot për #Covid19, do të dalin nesër.

Nuk ka vend për shqetësim sepse Komiteti për menaxhimin e emergjencave, në përbërje të të gjitha institucioneve, e ka në kontroll të plotë situatën. Rastet e fundit janë në monitorim dhe gjendja shëndetësore e tyre është me simptoma të lehta.

Ju lutem të vazhdoni t’i përmbaheni rregullave preventive, duke lëvizur me maska, dorëza dhe duke e respektuar distancën sociale!

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close