LAJME

Deputetja nga Gjilani: Asnjë njeri s’ka dal me të njofshëm nga karantina, Kamishi sjellë fakte

Dje, në debatin e RTV Dukagjinit, u diskutua rreth problemeve shëndetësore. Përfaqësuesit e partive politike shkëmbyen akuza e kundërakuza për problemet shëndetësore.

Gjithashtu, në këtë debat u hap edhe tema e karantinimit dhe daljes nga karantina “me të njofshëm”. Deputetja e VV-së znj. Labinotë Demi Murtezi, ka theksuar se është e bindur që asnjë person nuk ka dalur me te njofshëm nga karantina.

Pas kësaj, deputeti i PDK-së z. Bekim Haxhiu – shpalosi disa fakte ku e ‘demantoi’ znj. Labinotë Demi Murtezi. Ai me një dokument tregoi se një personit i është falsifikuar mosha, nga 60 vite është bë në 70 dhe është liruar nga karantina. Gjithashtu dha edhe prova të tjera, transmeton gjilani sot.

Gjithashtu, deputeti Haxhiu shpalosi edhe një fakt tjetër ku dëshmohet se një person është liruar nga ministria pa asnjë arsyetim.

Debati është zmadhuar pas vdekjes së të riut nga Gjilani, ku prindi i tij i akuzon krerët e institucioneve shtetërore për vdekjen e tij. /gjilanisot/

Debati: https://www.youtube.com/watch?v=0h3K9B54iuo&feature=youtu.be&fbclid=IwAR3ifiXxtPsbLBju1xba5PYToxfT0FQ38AQ4cJUYOKPCF0UDcr8YAyCkZgw

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close