LAJME

Qytetarja nga Gjilani vdes pak ditë pasi ishte shëruar nga koronavirusi

Ka ndërruar jetë një banore e Lladovës së Gjilanit, cila javë më parë ishte infektuar me Coronavirus, por që më pas kishte rezultuar e shëruar plotësisht, shkruan Mediafokus.info.
Lajmin e ka bërë të ditur kreu i Gjilanit, Lutfi Haziri, përmes një adresimi për mediat.

“Fatkeqsisht një banore e Lladovës ka ndërruar jetë, por vdekja e saj nuk është pasojë e Covid-19. Është trajtuar me Covid-19, por pasi është shëruar, për shkaqe tjera sekondare ka ndërruar jetë”, ka thënë Haziri.

Ai i ka shprehur ngushëllime familjes, duke shtuar se lufta për ta mposhtur Coronën ka dalë e suksesshme te ky rast, por për probleme tjera shëndetësore ka ndërruar jetë.

Foto: LUMI HD

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close