LAJME

Analisti nga Gjilani: Me çfarë të drejtë mundet nesër me m’arrestu një polic nëse dal jashtë orarit tim?

Analisti nga Gjilani z. Fitim Salihu, ka reaguar në profilin e tij në facebook, në lidhje me zhvillimet e fundit politike, transmeton gjilani sot.

Ai pas protestës së Lëvizjes Vetëvendosje dhe një pjese të shoqërisë civile, në sheshin e Prishtinës, ka parashtruar një pyetje se “Me çfarë të drejtë mundet nesër me m’arrestu një polic nëse dal jashtë orarit tim?”

Sot, aktivistët e Vetëvendosjes nuk i respektuan masat ndaj pandemisë si dhe për këtë protestë nuk reagoi as policia e Kosovës e cila drejtohet nga Ministri i Brendshëm që vjen nga Lëvizja Vetëvendosje.

Po ju sjellim reagimin e plotë;

Sot Ministria e Shendetesise paralajmeroi se ndoshta as me 18 maj nuk ka masa te reja lehtesuese. Sot Ministria e Brendshme dhe Policia nuk veproi per qindra qytetare qe benin prova proteste midis sheshit.
Me çfare te drejte mundet neser me m’arrestu nje polic nese dal jashte orarit tim? Virusi i kap edhe militantat e Albinit, jo veç neve, vdekatareve mekatare. Edhe Policia duhet me reagu me te njejtin standard.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close