LAJME

Rezultatet e mostrave të marra sot në Gjilan do të dalin nesër

IKSHPK në njoftimin e fundit ka bërë të ditur se janë konfirmuar 11 raste të reja me COVID19, e veç 2 janë shëruar.

Ndërsa, kryetari i Gjilanit, përmes një postimi të bërë në Facebook, ka dhënë detaje për 50 testimet nga kjo komunë, për të cilat tha se janë në proces e nesër pritet rezultati i tyre.

Ky është postimi i Hazirit:

#Dita60. 50 mostrat e sotme në Gjilan janë në proces në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike dhe presim që rezultatet t’i marrim gjatë ditës së nëserme.

Komiteti i Emergjencave për parandalimin e përhapjes së #Covid19, ka marrë të gjitha masat për t’i mbikëqyrë 10 rastet e fundit, si pasojë e burimit të ri të infekstionit në një spital priavat.

Gjendja e të infektuarve është e mirë, të gjithë janë në vetizoloim duke përfshirë edhe nënën e re, e cila është infektuar gjatë kohës së lindjes në spitalin privat.

Pra, burimin e ri e kemi në menaxhim të plotë dhe po punojmë që ta mbyllim edhe këtë fazë 14 ditore të menaxhimit të situatës së re.

Ju lutem, vazhdoni t’i përmbaheni orarit të daljes. Dil vetëm nëse e ke patjetër, por me maska e dorëza dhe duke e mbajtur distancën!

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close