LAJME
Rinia aktive në lagjen “Arbëria”, pastrojnë vullnetarisht lagjen

Sot, në lagjen “Arbëria”, disa të rinj – vullnet mirë, kanë dalur rrugëve të kësaj lagje për ta pastruar nga bërllogu, transmeton gjilani sot.
Veprim i cili është duartrokitur dhe falënderuar nga pjesa tjetër e lagjes.
Valon Ismajli, është njëri nga pjesëmarrësit në këtë aktivitet për pastrimin e lagjes. Gjithashtu edhe Gentrit Asllani, Drin Zahiri e të tjerët të cilët vullnetarisht kanë dalur në këtë aktivitet, për të mirën e përgjithshme.
Ambienti duhet ruajtur. Duhet kujdesur vazhdimisht për të! /gjilanisot/