LAJME

9 raste të reja me koronavirus në Gjilan, Haziri kërkon shtrëngim të masave

Nëntë raste të reja me covid-19 janë shënuar në komunën e Gjilanit. Të infektuarit janë familjarë të një punëtoreje shëndetësore të një klinike private në Prishtinë.

Kryetari i Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri ka reaguar duke kërkuar shtrëngim të masave.

Shkrimi i plotë i Hazirit në Facebook:

Dita59. Nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike u njoftuam edhe për 9 raste të reja në Gjilan me #Covid19.

Rastet e reja janë si pasojë e kontakteve familjare të një punëtoreje të Gjilanit, e cila punon në një klinikë private, në Prishtinë.

Komiteti për menaxhimin e pandemisë dhe emergjencat civile e kanë nën kontoll situaten dhe ju lusim për lojalitet dhe bashkëpunim në mënyrë që ta përballojmë situatën.

Fatkqeësisht, kësaj here burim i infeksionit është një punëtore e shëndetësisë e jo burim tjetër nga qytetarët.

Është domosdoshmëri që t’i shtrengojmë masat pas rasteve të fundit. Për këtë, pas pak ju njoftojmë përmes konferencës së jashtëzakonshme!

FOTO LUMI HD

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close