LAJME

Pjesëtari i FSK-së nga Gjilani që e mundi virusin: Unë e munda Covid 19, do të fitosh edhe ti

Njëri nga pjesëtarët e FSK-së, i cili u diagnostikua me Covid 19, ishte edhe Sabedin Sherifi.

Për dallim prej të tjerëve, Sabedini e bëri vetë publik në portalin tonë lajmin që kishte rezultuar pozitiv.

“Lajmi se jam i infektuar e mora pa ndonjë panik të madh, pasi që për këtë gjë isha i përgatitur që në fillim të shfaqjes së pandemisë”, thotë Sherifi, i cili tashmë është shëruar.

Sabedini e mundi virusin në shtëpinë e tij, ku qëndroi për 14 ditë i vetë izoluar, pas konfirmimit të rezultatit, sepse nuk iu dorëzua për asnjë moment atij.

“Si profesionist shëndetësor e dija se çdo ditë ishim në përballje me virusin. Frika apo brenga ime, ishte familja, por fatmirësisht ata dolën në teste të gjithë negativ dhe kjo për mua ishte një lehtësim, apo frymëmarrje më e lehtë”, ka thënë për Mediafokus.info Sabedin Sherifi.

Ai e pranon se përballja me një sëmundje të tillë, që e ka mbërthyer gjithë botën, nuk është aq e lehtë.

Edhe mediat e kanë bërë të veten, me gjithë ato informacione të ndryshme, ndoshta shpesh edhe të pa konfirmuara apo të pa vërteta.

Kjo ka efekte psikologjike shumë të këqija, pasi që në këtë betejë, pacienti duhet ta bëjë vetë luftën kundër Covid 19.

“Katërmbëdhjetë ditë ishin diçka jo të lehta për mua dhe familjen, sidomos për fëmijët që nuk i kuptojnë këto gjëra. Unë kam mundur ta menaxhoj stresin, por njerëzit që nuk kanë njohuri nga lëmi mjekësor, kanë shumë nevojë për tu qëndruar afër, thjesht për t`i inkurajuar”, ka thënë Sabedin Sherifi.

Ai ka postuar edhe një foto, ku ka vënë njoftimin: “Unë e munda Covid 19, do të fitosh edhe ti”.

Këtë thotë se e ka bërë për t`i trimëruar të tjerët në këtë betejë me koronavirusin./mediafokus.info

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close