LAJME

Ministri gjilanas i rekordeve “pasi uli papunësinë – synon mbi 60% në zgjedhje”

Ministri i Financave z. Besnik Bislimi para disa ditësh ka shkruar se në muajin e fundit ka ulje të papunësisë në 6.6%, gjë që shkalla e papunësisë është më e ulëta në 20 vitet e fundit, transmeton Gjilani SOT.

Pas kësaj deklarate, në emisionin Intetaktiv të KTV-së, dje theksoi se në zgjedhjet e ardhshme do t’i marrin 59 deputetë pa diasporën.

Duke e ditur faktin që Kuvendi i ka 120 deputetë, si dhe 20 me automatizëm i shkojnë komuniteteve, atëherë Ministri i Financave është duke synuar mbi 60% të votave shqiptare. Ky do të ishte një rekord që nuk do të mund të përsëritej ndonjëherë edhe pse qytetarët këto deklarime janë duke i marrur me shaka. /gjilanisot/

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close