LAJME

Ministri nga Gjilani: Papunësia kurrë nuk ka qenë më e vogël, brenda muajit u ul papunësia për 6.6%

Ministri i Financave, Besnik Bislimi, në një njoftim ka bërë të ditur se gjatë aplikimit të punëtorëve për masën 3,8 dhe 14 të pakos emergjente janë regjistruar 9.946 punëtorë të rinjë, shkruan IndeksOnline.

Ndërsa në bazë të të dhënave 1268 punëtorë janë larguar nga puna.

Sipas Bislimi. “ndryshimi mes të regjistruarve të rinjë dhe atyre që kanë humbur vendin e punës bënë që numri i të papunëve brenda vetëm një muaji të ulet për 6.6% që përbën uljen më të madhe në 20 vitet e fundit”.

Njoftimi:

Të nderuar qytetarë

Deri më tani në aplikimet e tyre për masën 3, 8 dhe 14 të pakos emergjente të Qeverisë së Republikë së Kosovës, ndërmarrjet e vendit kanë regjistruar gjithsej 9.946 punëtorë të rinjë, ndërsa kanë lajmëruar se kanë larguar nga puna 1268 punëmarrës. Sipas statistikave zyrtare në fund të vitit që lamë pas, 130.289 individë kanë qenë të regjistruar sit ë papunë, dhe shkalla zyrtare e papunësisë ka qene25.9%. 

Ndryshimi mes të regjistruarve të rinjë dhe atyre që kanë humbur vendin e punës bënë që numri i të papunëve brenda vetëm një muaji të ulet për 6.6% që përbën uljen më të madhe në 20 vitet e fundit. Kjo, nëse merret si ndryshimi i vetëm në këtë periudhë nënkupton që shkalla e papunësisë zyrtare (ende e nënvlerësuar) do të binte në nivelin e 24.1%. 

Që nga viti 1999, shkalla e papunësisë në Kosovë kurrë nuk ka qenë më e ulët se 24.5%.

PNË RRUGË TË MBARË

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close