LAJME

Arbër Ismajli: Vendim i padrejtë mbyllja e bizneseve të Gjilanit nga Inspektoriati i i Ministrisë së Ekonomisë

Nënkryetari i Komunës së Gjilanit z. Arbër Ismajli, ka dalur publikisht kundër Inspektoriatit të Ministrisë së Ekonomisë, pasi që këta të fundit kanë ndërmarrë një aksion ndaj bizneseve gjilanase.

Reagimi i plotë:

Të dashur qytetarë,

Është vendim i padrejtë, mbyllja e sotme e bizneseve brenda hapësirave të të bërit biznes, “Agmia Center”, “Drini Market”, “Calabria”, “Interex” etj, nga inspektoriati i Ministrisë së Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë, dhe Investimeve Strategjike.

Ky vendim, nuk i përkon mbrojtjes nga ky virus, pasi që, jemi dëshmitarë, se në të gjitha marketet, ka grumbuj njerëzish, të cilët i frekuentojnë ato për furnizime, ndërsa, një biznes i vogël, ku mund t’i mbajë të gjitha masat e parapara, nuk mund të operojë brenda asaj hapësire të të bërit biznes.

Tjetra është, se shumica e këtyre bizneseve, kanë veprimtaritë e tyre edhe brenda hapësirave të qytetit, të cilat aty lejohen ta ushtrojnë veprimtarinë e tyre biznesore. Pse duhet të punojë e njëjta veprimtari brenda qytetit, ndërsa, në hapësirat e këtyre marketeve jo?

Nuk ka ndonjë kuptim të posaçëm, e as ndonjë siguri të veçantë nga mos ndërlidhja e këtyre kahjeve operuese. Këtyre bizneseve, o duhet t’iu lejohet veprimtaria e punës të gjithëve, o duhet t’iu ndërprehet.

Vazhdimi i mbylljes së këtyre bizneseve, brenda hapësirave të të bërit biznes, kur, aty marketet janë të mbushura përplot me njerëz, nuk e ka logjikën e parimit të thirrjes së sigurisë kundër COVID19.

bashkeiadalim

foto: Lumi HD

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close