LAJME

I riu që vdiq është Agon Musliu nga Livoq i Epërm, ishte student i dalluar në nivelin Master

Edhe pse Qendra Studentore në Prishtinë u shndërrua në karantinë në mënyrë që të parandalohet përhapja e pandemisë COVID-19, pikërisht në këtë vend sonte ndodhi një fatkeqësi tejet e rëndë.

Një 26 vjeçar u hodh nga kati i pestë i konviktit numër 7, ku si pasojë nuk arriti t’i mbijetojë plagëve të marra dhe ndërroi jetë me të arritur në Qendrën Emergjente.

Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se 26 vjeçari është Agon Musliu nga fshati Livoq i Epërm në Gjilan.

Agon Musliu ishte student i shkëlqyer nivelit Master në Gjermani, por i njëjti kishte probleme shëndetësore dhe me kërkesë të familje së tij u kthye nga Gjermania.

Por pavarësisht kërkesës së familjes dhe diagnozës së tij mjekësore, ende nuk dihen arsyet se pse u vendos që i riu të futej në karantinë.

Duhet përkujtuar që tash e sa kohë Qendra Studentore në Prishtinë është shndërruar në karantinë, ku të gjithë të ardhurit kosovarë nga vendet e huaja qëndrojnë për 14 ditë radhazi aty./Indeksonline/

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close