LAJME

Blerta Deliu: Qeveria Kurti me vendim ka liruar militantët e VV-së nga karantina, por jo edhe të riun nga Gjilani

Deputetja e PDK-së znj. Blerta Deliu ka reaguar sa i përket rastit të fundit, më saktësisht vdekjes së të riut nga qyteti i Gjilanit.

Ajo ka kërkuar llogari nga Kryeministri Kurti, Ministri Vitia dhe Ministri tjetër Svecla.

Po ju sjellim reagimin e plotë:

Kryeministri i shkarkuar Albin Kurti dhe dy vartësit e tij, ministri Arben Vitia dhe u.d ministri Xhelal Sfeçla duhet të japin përgjegjësi dhe sqarime para gjithë qytetarëve për vdekjen tragjike të 26 vjeçarit nga Gjilani sot tek Konviktet.
Sipas informacioneve të deritashme, djaloshi nga Gjilani i cili ka ardhur nga diaspora, ka kërkuar që të shkojë në vetizolim, ndërsa nuk është lejuar dhe është dërguar detyrueshëm në karantinë.
Nga ana tjetër, qeveria Kurti, me vendime psikiatrike ka liruar nga karantina aktivistë e militantë të Vetëvendosjes.

Ku është morali i kësaj qeverie?
Ku është barazia e drejtësia që e proklamuan?

Nga shkelës të Kushtetutës përfunduan edhe në shkelës të drejtave të njeriut!

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close