LAJME

Albin Kurti kërkon zbardhjen e rastit të vdekjes së 26-vjeçarit te konviktet

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka shprehur ngushëllime me rastin e vdekjes së 26-vjeçarit nga Gjilani, pasi dyshohet se ra nga një prej konvikteve në Qendrën e Studentëve në kryeqytet.“Me keqardhje dhe pikëllim morëm vesh për lajmin e rëndë të vdekjes tragjike të një qytetari të Kosovës nga Gjilani në Qendrën e Studentëve të shndërruar në karantinë në këtë kohë të pandemisë së COVID-19”, ka thënë Kurti.

Sipas njoftimit të Zyrës së Kryeministrit, Kurti ka thënë se nga mjekësia ligjore dhe organet e rendit kërkon sa më parë zbardhjen e rrethanave të vdekjes së këtij të riu 26 vjeçar.KALLXO.com ka raportuar sot se një person ka vdekur pasi dyshohet se ka rënë nga një prej konvikteve në Qendrën e Studentëve në Prishtinë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close