LAJME

Çfarë po ndodhë: Qeveria e Serbisë hap konkurs për Gjilan, kërkohen 15 mjekë e 40 infermierë

E ashtuquajtura zyra për Kosovë dhe Metohi, nuk është ndalur duke vazhduar me konkurs për pranimin e punëtorëve shëndetësorë, që pastaj do të dërgohen në Kosovë, ndërsa Qeveria Kurti deri më tani nuk ka ndërmarrë asnjë veprim, transmeton Gazeta Metro.


Ministri i Shëndetësisë në Serbi, ka lëshuar urdhrin për punësimin e punonjësve shëndetësorë me kohë të pacaktuar që do të shërbejnë siç e quajnë ata në Kosovë dhe Metohi.

Në këtë konkurs kërkohen mjekët infermierët-teknikë. 

Në konkurs thuhet që sipas urdhrave të Ministrisë të Shëndetësisë së Serbisë, Qendra Shëndetësore në Mitrovicë do të ketë 45 mjekë dhe 120 infermier-teknikë.

Në Gjilan do të jenë 15 mjekë dhe 40 infermierë ndërsa në Qendrën Spitalore Klinike të Prishtinës me seli në Graçanicë, do të dërgohen 15 mjekë dhe 40 teknikë-infermierë të cilët do të përgatiten në baza urgjente, punonjës të nevojshëm shëndetësorë për një periudhë të pacaktuar kohe.

Kjo nuk është hera e parë që shteti serb, përkatësisht Ministria e Shëndetësisë së Serbisë, urdhëron që të dërgohen punonjës shëndetësorë në Kosovë, ndërsa nuk kemi pasur asnjë veprim nga ana e Qeverisë Kurti për të parandaluar një gjë të tillë.

Me 22 prill, Ministria e Shëndetësisë së Serbisë, ka hapur konkurs për 75 mjekë vullnetarë e 200 infermierë./gazetametro

http://www.kim.gov.rs/lat/v3790.php

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close