LAJME

Zv.ministri Trajkoviq, kishte hyrë në Kosovë për të ardhur në Gjilan pa u karantinuar

IndeksOnline pak më parë njofton se në Kosovë ndodh të ketë standarde të dyfishtë. Derisa për dikë që hynë brenda territorit tonë vlen rregulla e karantimin 14 ditor në Qendrën e Studentëve, për të tjerë kjo nuk vlen. Fat të tillë ka pasur zëvendësministri Sreten Trajnoviq, i cili ndonëse ka qëndruar në Serbi dhe i është bërë testi, e i cili ka rezultuar negativ, nuk është dërguar në karantinë. 

Atij nuk i është thënë as të vetizolohet. Madje të nesërmen ai ka dalur në vendin e tij të punës.

E dëshmi për këtë posedon IndeksOnline.

Siç shihet  Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik me datën 1 prill 2020, i kishte bërë testin Trajkoviqit, ndërsa thuhet se ai nga tereni është referuar për në Gjilan.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close