LAJME

Vesa Ibrahimi nga Gjilani përzgjedhet të ndjek Akademinë Ushtarake në WestPoint në Amerikë

Shtabi i Përgjithshëm i FSK-së ka lëshuar një komunikatë ku thuhet se Vesa Ibrahimi është përgjedhur për t’i ndjekur studimet në Akademinë Ushtarake në West Point të Amerikës, transmeton Gjilani SOT.

Po ju sjellim njoftimin e plotë:
Sukseset e Forcës së Sigurisë vazhdojnë, sot është pranuar konfirmimi zyrtar nga Akademia WestPoint e Shteteve të Bashkuara të Amerikës se Kadet Vesa Ibrahimi është përzgjedhur nga Kosova të ndjek studimet në gjeneratën 2024.

Vesa ka kaluar të gjitha testimet me arritje të lartë akademike ashtu edhe fizike ,ajo ka fituar të drjetën për të ndjekur studimet katër vjeçare dhe për t’u kthyer në shërbim në FSK pas përfundimit të Akademisë.

Jemi mirënjohës për mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-së dhe Ambasadës në Kosovë për mundësin e ngritjes së Forcës së Sigurisë së Kosovës në të gjitha fushat, ngritjen e kapaciteteve njerëzore në Akademitë më prestigjioze në Botë, në krijimin e liderëve të ardhëshëm të FSK-së.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close