LAJME

Qemajl Mustafa: Gjilani ka nis moti me u qelbë nga koka, ka një kryetar të vogël e një tyxhar të madh

Ish Kryetari i Komunës së Gjilanit z. Qemajl Mustafa ka adresuar kritika të ashpra në drejtim të kreut të Gjilanit z. Lutfi Haziri.

Pas lajmin se një cigarëshitës në Gjilan tentoi ta vriste veten për shkak të gjendjes së rëndë ekonomike, ka reaguar Qemajl Mustafa, transmeton Gjilani SOT.

Po ju sjellim reagimin e plotë:

Në Gjilan…
Qeverisje rutinë, e keqe dhe mashtruese para së gjithash!

Rasti i qytetarit tonë që tentoi të vetëvritet dje në Gjilan e që ishte edhe kryembajtësi i familjes 7 anētarëshe, mē së miri e ilustron titullin e këtij postimi.
Komuna ka patur përherë rreth 1000 familje në asistencë sociale me kritere shumë të ashpra ligjore. Kjo do të thotë se edhe gati po aq familje të tjera gjendjen ekonomike (dhe sociale) e kanë katastrofike sikur edhe këto që janë në asistencë por, janë qitë prej liste për arsyen e thjeshtë se fëmiu i fundit i tyre e ka kalue po e zëmë moshën 5 veçare, ose veç pse ndonjëri e ka gjetë ndonjē punë sezonale me të ardhura të vogla ose veç pse familja e ka bë ndonjë “lëshim a kabahat” tjetër të rastit që asaj nuk ia ngritë gjendjen ekonomike që vërtetë të jetë jashtë listës për asistencë sociale.
E kuptoj plotësisht që kjo është një e metë e madhe sistemore që buron nga politikat sociale të qeverisë por, një kryetar i përkushtiar i komunës, bashkë me Qendrën për Punë Sociale (QPS) e që është nën menaxhimin lokal, duhet në secilën kohë me e dijtë cilat familje dhe individë janë në hall të madh e që nuk po munden me ia dalë me gjendjen e rënduar në komunën e tij.
Kryetari ska punë tjetër. Ai duhet tërë ditën me ua kushtue kërkesave dhe interesave të qytetarëve të tij. Ai duhet me u gjetë pranë tyre në të mirë e në të keq. E sidomos duhet me u gjetë pranë tyre kur ata janë keq.
Nëse edhe vetëm një individ (e le më familje) bie në depresion të thellë për arsye ekzistenciale ose edhe për ndonjë arsye konflikti brenda e jashtë familjes, përgjegjëse është patjetër shteti me krejtë mekanizmat e tij. Komuna ka hise të madhe në këtë përgjegjësi poashtu.
QPS nuk ekziston për arsye tjetër përveç se me e bërë inçizimin e mirë dhe të përhershëm të gjendjes së familjeve dhe individëve në nevojë në hapsirën e një komune dhe me e bërë përcjelljen e rregullt të tyre. QPS meret edhe me punë të tjera të natyrës së konflikteve në familje e shoqëri por, kjo është njëra nga detyrat e saja më kryesore.
Pavarësisht lartësisë së asistencës sociale (ose mungesës totale të saj), kryetari i komunës e ka për detyrë të përherëshme të kujdeset për rastet që janë tëholluar shumë ekonomikisht por edhe psikologjikisht sepse është më se e njohur, mungesa e kushteve ekzistenciale pasohet me gjendje të rënduar emotive e psikologjike në familje e kjo pastaj qon deri te konfliktet e ndryshme brenda saj.
Rasti i familjes 5 anëtarëshe Bllaca që na iku e tëra në botën tjetër dhe rasti i djeshëm i vetvrasjes në tentativë (me shumë vetvrasje tjera në Gjilan përgjatë qeverisjes së Lutfi Hazirit), veç sa e qet për ledinë qeverisjen e keqe e plotësisht rutinore e të pa përkushtuar të komunës nga kryetari i saj. Nuk jam i primun me i kritikue edhe aq shumë vartësit e kryetarit dhe mekanizmat e komunës sepse vullneti politik, disiplina dhe motivimi për punë burojnë nga kultura dhe përkushtimi i të parit. Nuk e thonë kot “shpisë duhet me i ardhë erë shpijaniku” ose “Peshku nisë e qelbet nga koka”.
Gjilani ka nisë moti me u qelbë nga koka. Ka mbetë pa zot shpie. Detyrat e tij mundohet me i kry nënkryetari plotësisht i papërvojë dhe me autoritet të cënuar.
Mbase qytetarët e tij, që janë edhe të zgjuar, edhe punëtorë do ta kenë kuptuar se sa keq, me sa dredhi e mashtrime i udhëhoqi ky kryetar dhe partia e tij e cila e kam thënë përherë, është parti e formës, parti e sfilatave por asnjëherë e punëve të rënda, të mëdhaja e serioze.
Për mashtrimin që kryetari po iu bën në vazhdimësi qytetarëve prej të cilëve ka marë (fatkeqësisht) besim me votë qe dy mandate, kam shkruar dhe do të shkruaj në formë të detajuar sërish.
Ky kryetar mashtron e gënjen në nivelin lokal, mashtron e gënjen në nivelin nacional.
Për fat të keq, Gjilani qe 6 vite e më shumë e kishte një kryetar të vogël e një tyxhar të madh në krye që u mundua atij t’ia shiste shumë shtrenjtë dokrrat, premtimet e kota dhe mashtrimin e tij.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close