LAJME

Familja Maloku nga Gjilani kërkon ndihmë për shërimin e Hamdi Malokut

Familja Maloku nga Gjilani e ka bërë publike llogarinë bankare, përmes të cilës mund ta ndihmoni Hamdi Malokun, i cili është në gjendje të rëndë shëndetësore, shkruan Mediafokus.info.

Hamdiu po trajtohet në intenzive, në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë, i cili duket se është njëri nga rastet e para në Kosovë që si pasojë e mbylljes në shtëpi për shkak të pandemisë, përfundoi në koma.

Gjendja e tij është tejet e rëndë, terapia ditore është shumë e shtrenjtë dhe e papërballueshme për familjen.

Familja shtatë anëtarëshe deri para pak kohësh ka qenë në asistencë sociale dhe gjendja financiare e saj vazhdon të jetë jo e mirë.

Familja Maloku i falënderon të gjithë njerëzit e vullnetit të mirë të cilët do të solidarizohen në këto momente të rënda për ta./Mediafokus.info/

Ja xhirollogaria zyrtare bankare:

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close