7 familje në Lladovë, 3 në Arbëri e 2 në Malishevë të Epërme janë në izolim

Kryetari i Komunës së Gjilanit z. Lutfi Haziri ka dhënë detaje të reja sa i përket rasteve të prekura me koronavirus në Gjilan.
Ai ka përmendur rastet dhe familjet të cilat janë të izoluara në Qytetin e Gjilanit, transmeton gjilani sot.
Po ju sjellim njoftimin e plotë:
Dita39. Lajm i mirë për Gjilanin
Sapo e morëm njoftimin zyrtar nga IKSHP që nuk e kemi asnjë rast të ri me #Covid19, një bashkëqytetar është shëruar plotësisht, përderisa nëntë raste janë në tretman mjekësorë. Në izolim janë 7 familje në Lladovë, 3 në Arbëria, 2 në Malishevë të Epërme dhe 1 në Deremahallë. Në Vrapҫiq e Zhegër është shuar burimi i infeksionit. Po punojmë me zbatim të masave strikte dhe nëse vazhdojmë me këtë lojalitet qytetar, shumë shpejt Gjilani do të jetë komuna e parë që nuk e ka asnjë të infektuar. #rriNshpi