LAJME

Në lagjen Arbëria shkon policia, shumë të rinj ishin mbledhur për të luajtur volejboll

Sot, Policia e Gjilanit ka shkuar në njërën nga lagjet e qytetit të Gjilanit, ku janë të prekur 3 qytetarë me koronavirus, transmeton gjilani sot.

Burimet e Gjilani SOT tregojne se sot rreth orës 18:00 policia ka shkuar në këtë lagje për t’i shpërndar të rinjtë të cilët ishin mbledhur për ta kaluar kohën, më saktësisht për të luajtur volejboll.

Të rinjtë pas ardhjes së policisë janë shpërndar duke respektuar rekomandimet e policisë së Gjilanit dhe janë shprehur se nuk do t’i përsërisin këto veprime më.

Të prekurit me koronavirus, tre prej tyre janë nga lagja Arbëria, më saktësisht vendbanim tek “Vishnjet”, ndërsa të rinjtë të cilët kanë luajtur volejboll pavarësisht që janë nga e njejta lagje, janë larg sa i përket banimit. /gjilanisot/



Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close