LAJME

Lutfi Haziri: Lagja e Arbërisë, Deremahalla dhe Lladova janë burim i infeksionit për momentin

Kryetari i Komunës së Gjilanit z. Lutfi Haziri ka dhënë detaje për zhvillimet e fundit sa i përket të prekurve me koronavirus në qytetin e Gjilanit.

Reagimi i plotë;

Dita37. Nga 15 mostrat e marra sot në Gjilan, dy raste të reja kanë rezultuar me #Covid19 pas kontaktit familjar dhe po mbahen në karantinë.

Lajmi i mirë është se dy raste tjera janë shëruar, duke e çuar në 21 numrin e të shëruarve plotësisht, derisa tetë persona janë në tretman. Pas Zhegrës, edhe në Vrapçiq është mbyllur burimi i infeksionit pas më nuk është asnjë i infektuar.

Ka mbetur Lladova, Deremalla dhe Arbëria që për momentin janë burim infeksioni dhe po monitorohen në formë strikte. Por, situata është nën kontroll dhe s’ka vend për panik. Apeloj të vetëpërmbaheni, mos shkoni askund me pi çaj. #rriNshpi

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close