LAJME
Para 8 dite u shprehën se kushton 600 mijë, dje Kryetari tha se i kanë 700 mijë euro për Stacionin

Kryetari i Komunës së Gjilanit z. Lutfi Haziri, dje informoi se i kanë 700 mijë euro për rregullimin e Stacionit të Autobusëve.
Me datë 9 prill, Komuna e Gjilanit në një komunikatë për shtyp deklaroi se Stacioni i Autobusëve do të kushtojë 600 mijë euro.
Komuna e Gjilanit e kishte cituar kryetarin Haziri.
Por, dje Kryetari Haziri vet deklaroi se do t’i kenë gati 700 mijë euro për Stacionin e Autobusëve. Ndoshta kanë dedikuar mjete më shumë për shkak të punëve dhe problemeve të tjera që mund të shfaqen në ndërkohë në këtë projekt i cili është shumë i nevojshëm për qytetarët e Gjilanit. /gjilanisot/
