LAJME

Njëri nga të infektuarit në Gjilan është nga lagja Arbëria

Dje, zyrtarisht Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike tregoi se janë infektuar edhe tre persona të tjerë në qytetin e Gjilanit.

Burimet e Gjilani SOT tregojnë se njëri nga të infektuarit është nga lagja Arbëria (ish QenarQeshme). Mësohet se me banim është zonat më të thella të lagjes.

Mësohet se i infektuari nuk kishte simptoma, por që kishte kontakt me familjarët e tij në njërën nga fshatrat e Kamenicës ku ka më shumë të prekur me koronavirus.

Gjithashtu, dje për dy dihet tashmë kontakti, ndërsa për një tjetër ende nuk dihet se nga është infektuar. /gjilanisot/

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close