LAJME

Tre qytetarët e Gjilanit të cilët punojnë në “Bondsteel” rezultojnë negativ

Tre qytetarë të Gjilanit të cilët punojnë në kampin amerikan “Bondsteel” kanë rezultuar negativ në testet e sotme.

Burimet e Gjilani SOT tregojnë se sot dy femra dhe një mashkull u janë nënshtruar testit për koronavirus. Këta tre qytetarë janë anëtarë të një familje.

Fatmirësisht, burimet e Gjilani SOT tregojnë se para pak çastesh kanë dalur rezultatet dhe kanë rezultuar negativ.

Gjithashtu, sot janë shëruar edhe 17 qytetarë nga Gjilani të cilët kanë qenë të prekur me Covid 19. /gjilanisot/

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close