LAJME
Hajnat futen në një shtëpi në Gjilan: Vjedhin 6 mijë denarë e 70 euro

Dy persona të pa identifikuar janë futur në shtëpinë e një gruaje dje në Gjilan dhe i kanë vjedhur asaj 6 mijë denarë e 70 euro, shkruan Gazeta Metro.
Ngjarja ka ndodhur në në rrugën ‘Sadulla Brestovci’ rreth orës 17:00
Bëhet e ditur në raportin e policisë, të dyshuarit nga aty kanë grabitur një shumë parash prej 70 euro dhe 6 mijë dinarë.
Policia njofton se dy të dyshuarit janë larguar në drejtim të paditur, ndërsa rasti është duke u hetuar.