LAJME

Në kohë pandemie, dy gjilanas kapen me drogë, dërgohen prapa grilave

Policia në Gjilan ka arrestuar dy persona për posedim të drogës. Të njëjtit janë dërguar në mbajtje.

Sipas Policisë, të dyshuarit janë arrestuar të dielën në mbrëmje në rrugën “Zija Shemsiu”, në Gjilan.

Në raportin e Policisë thuhet se të dyshuarve u janë gjetur 39.3 gramë marihuanë, e cila është konfiskuar.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Ata dyshohet se kanë kryer veprën penale posedim të narkotikëve.

Kurse, një person tjetër është arrestuar pasi nuk ka respektuar vendimin e Qeverisë për kufizimin e lëvizjes në orarin kur ndalohet qarkullimi.

“I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Ai dyshohet se ka kryer veprën penale mosveprim sipas dispozitave shëndetësore gjatë epidemisë”, ka njoftuar Policia e Kosovës. /foto fatlum kosumi/

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close