LAJME

Ndërmarrja “Tregu”: Nuk kemi larguar banaqet e shitjes së tregtarëve, lajmi ishte i pavërtetë

Ndërmarrja Publike Lokale “TREGU” në një përgjigje për portalin Gjilani SOT, ka demantuar lajmin e portalit “Klan Kosova” në lidhje me zhvillimet e fundit për “Tregun” e qytetit të Gjilanit.

Sipas Ndërmarrjes “Tregu”, lajmi i publikuar më herët se “Komuna e Gjilanit del hapur kundër vendimeve të Qeverisë, si dhe ka larguar banaqet e shitjes së tregtarëve” është i pavërtetë dhe tendencioz.

Po ju sjellim reagimin e plotë

Reagim:

Njoftim për opinionin publik nga menaxhmenti i Ndërmarrjes Publike Lokale “TREGU” Sh.A. Gjilan, pas shpërndarjes së një lajmi të pa vërtetë nga portali i njohur “KLAN KOSOVA” i cili lajm flet për emra të përvetshëm dhe me kompetenc që i takojnë kësaj ndërmarrje, të cilët as nuk janë pyetur fare se a është i vërtetë lajmi që e kanë postuar, e që ju ka servuar nga disa njerëz pa kompetenc, ndoshta edhe anonim.

Menaxhmenti i tregut njofton opinionin publik dhe portalin në fjalë, se çdo fjalë dhe fjali e shkruar në këtë njoftim është e pavërtetë, tendencioze dhe ka për qëllim, tentimin për njollosjen, baltosjen dhe denigrimin e institucioneve lokale e në veçanti menaxhmentin e tregut.

Njoftojmë opinionin publik dhe institucionet e shtetit se nga ana e menaxhmentit të tregut nuk ka pasur asnjë shkelje e rregullave të vendosura nga Komuna e Gjilanit dhe nga Qeveria e Republikës së Kosovës, në lidhje me pandeminë COVID-19.

Lajmi se kryeshefi ekzekutiv z. Avdyl Jerliu, në mëngjesin e sotëm ka larguar banaqet e shitjes së tregtarëve nga tregui gjelbër, është i pavërtetë, sepse nuk kemi prekur asnjë banak, lëre më të largojmë ndonjërin prej tyre.

Lajmi se menaxhmenti i tregut i ka detyruar tregtarët të mblidhen në grupe të mëdha dhe të u a rrezikoj shëndetin është e pavërtetë. Menaxhmenti përmes një njoftimi me shkrim i ka njoftuar tregtarët për masat e marra në lidhje me pastrimin dhe rregullimin e tregut për ditët në vazhdim.

Lajmi se kanë qenë pjesmarrës 200 persona është i pavërtetë, sepse aty nuk ka pasur prezent më tepër se 20-30 persona, të cilët kanë refuzuar ti binden masave të marra nga menaxhmenti, për largimin e përkohshëm të mallit nga tregu i gjelbër, gjatë kohës së pandemisë, edhe ashtu ata nuk janë duke punuar prej datës 14.03.2020, vetëm janë duke i shfrytëzuar vendet në treg si magazina. Krejt ky angazhim ka për qëllim  që ti ipet mundësi pastrimit të mbeturinave të cilat i kanë krijuar vetë tregtarët dhe të përgaditet tereni për të hyrë sa më parë në tregun e ri pas pandemis COVID 19, i cili është në ndërtim e sipër.

Menaxhmenti i Ndërmarrjes Publike Lokale “TREGU” Sh.A. Gjilan, njofton tregtarët, opinionin publik se çdo vendim apo veprim që mirret  nga ky menaxhment është për të mirën e tregtarëve dhe qytetarëve të komunës së Gjilanit. /gjilanisot/

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close