LAJME

Në Gjilan, e nis ndërtimin e objektit në mënyrë ilegale, Komuna do ta rrënojë

Komuna e Gjilanit ka ndëprerë sot objektin e radhës, i cili është ndërtuar pa leje, gjatë periudhës që po zbatohen masat kundër Covid-19.

Kryetari i Komunës, Lutfi Haziri, ka njoftuar se nuk do të ketë tolerancë për ata që tentojnë të ndërtojnë, duke e shfrytëzuar kohën e pandemisë.

“Ne i kemi identifikuar dhe ndërprerë ndërtimet pa leje që janë bërë brenda një muaji. Rasti i fundit i ndërprerjes së punimeve për një objekt, i cili duket se është destinuar për motel, në këtë kohë kur ne po përballemi me masat kundër pandemisë, është shembulli më i keq”, ka thënë Haziri.

Ai ka apeluar qytetarët që mos tentojnë ta shfrytëzojnë pandeminë për aktivitete ndërtimore ilegale, sepse do të ndëshkohen keq, sipas ligjeve në fuqi.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close