LAJME

Pjestarët e Policisë së Gjilanit, me angazhim maksimal edhe gjatë pandemisë

Policia e Kosovës është duke u angazhuar maksimalisht që “ora policore” të zbatohet me përpikmëri.

Qytetarët janë duke i respektuar kufizimet e lëvizjes së lirë. Policët e Gjilanit janë duke patrulluar vazhdimisht nëpër rrugët e qytetit dhe fshatrave për t’u siguruar që gjithçka po shkon konform rregullave dhe ligjit.

Gjithashtu, policët e Gjilanit janë parë duke qëndruar edhe në vende statike duke kryer kontrolle rutinore.

Mirëkuptimi në mes të Policisë dhe Qytetarëve është i madh, andaj si tërësi në Gjilan shumë pak qytetarë janë ndaluar si reagim ndaj mos respektimit të kufizimit të lirisë, apo siç njihet ndryshe edhe si “orës policore”. /gjilanisot/

Foto (Fatlum Kosumi)

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close