LAJME

Mbi 10 persona në vetizolim në Gjilan për shkak të kontaktit me të infektuarin e ditës së djeshme

Dje në Gjilan është njoftuar edhe për një rast të ri pozitiv me koronavirus. Bëhet e ditur se i  infektuari është 56 vjeçar. Nënkryetari i kësaj komune, Arbër Ismajli i tha Gazetës Express se janë mbi 10 persona përpos familjes së ngushtë janë vetizoluar si pasojë e kontaktit me të infektuarin në 10 ditët e fundit.

Numri i përgjithshëm i personave të prekur në komunë e Gjilanit ka arritur në 19  pasi edhe një rast i ri doli pozitiv nga testimet e mbrëmshme të IKSHP’së

Nënkryetari i komunës së Gjilanit, Arbër Ismajli tha për Express se personat që kanë pasur kontakt me të infektuarin janë në vetizolim.

“Jemi në grumbullim të informatave dhe thuajse lista është gati, nga mbrëmë të gjithë ata që kanë pasur kontakt me personin janë në vetizolim”, ka thënë Ismajli.

Ai poashtu ka thënë se personi i infektuar është 56 vjeçar dhe nuk dihet saktë se si është infektuar me koronavirus.

“I prekuri me koronavirus është nga qyteti i Gjilanit, viti i lindjes 1964, se ku është infektuar është duke u punuar intenzivisht me zbardhë si rast mirëpo ende nuk dihet saktë se nga ka ardhur”, ka thënë ai.

Nënkryetari i Gjilanit u shpreh se përpos familjes së të prekurit janë izoluar mbi 10 persona tjerë.

“Janë diku mbi 10 persona përpos familjes së ngushtë që janë vetizolu përshkak të kontaktit që kanë pasur këto 10 ditët e fundit”, deklaroi Ismajli.

Deri më tani në Kosovë janë të infektuar 184 persona, numri më i madh i rasteve pozitive me koronavirus është në komunën e Malishevës, 30 persona janë të shëruar në të gjithë vendin nga pandemia e Covid-19 ndërkaq 5 persona kanë vdekur.

Policia e Kosovës ka arrestuar ditën e djeshme në Malishevë 13 persona për mosveprim sipas dispozitave shëndetësore gjatë pandemisë së koronavirusit.

Në raportin 24-orësh të Policisë bëhet e ditur se 3 nga 13 personat e arrestuar janë dërguar në mbajtje.

Nga data 08 shkurt deri më 07 prill 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 2.352 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close