LAJME

Seanca e Kuvendit të Gjilanit po mbahet në sallë gjimnazi

Kuvendi i Komunës së Gjilanit po mban seancë në hapësira të gjimnazit “Xhavit Ahmeti”, raporton Mediafokus.info.

Në këtë seancë po diskutohet mbi raportin mbi menaxhimin për përcjelljen dhe marrjen e masave në parandalimin e përhapjes së “Covid-19”.

Pikë tjetër e rendit të ditës është propozim vendimi për rritjen e buxhetit nga tejkalimi i realizimit te të hyrave të planifikuara nga viti 2019 dhe bartjen e tyre në vitin fiskal 2020 dhe Propozim vendimi për bartjen e mjeteve financiare nga të hyrat vetanake të pashpenzuara të vititeve paraprake në vitin 2020.

Seanca është thirrë me rekomandim të kreut të Gjilanit, Lutfi Haziri./Mediafokus.info/

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close