LAJME

“Mr Bini” e “Jaran i Vali Corleones”, akuzat interesante mes dy liderëve

Lutfi Haziri njihet për simbolika gjatë fjalimeve të tij politike.

Në zgjedhjet e fundit nacionale, Kryetari i Gjilanit i ka vendosur një epitet shumë interesant Kryeministrit në Detyrë z. Albin Kurti.

Gjatë fjalimit në një moment i drejtohet si “MR. Bini”.

Gjithashtu, edhe Albin Kurti në zgjedhjet lokale të vitit 2017 kishte drejtuar akuza interesante dhe nënçmuese në drejtim të Kryetarit Haziri.

“Lutfi Haziri e ka jaran trim Vali Corleonen. Por, sot në Gjilan dëgjova se Vali Corleonen kishte thënë që është zhgënjyer nga Lutfi Haziri. Mirëpo, pyetje që unë kam është se si e ka zhgënjyer Lutfi Haziri Vali Corleonen”, kishte thënë Kurti.

Sot, Kryeministri Kurti ka vizituar Qytetin e Gjilanit për të diskutuar rreth pandemisë. /gjilanisot/

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close