LAJME
Ministria e Arsimit vlerëson Gjilanin kampion në nivel vendi, në realizimin e mësimit online

Drejtori i Arsimit në Gjilan, Nazmi Gagica nëpërmjet një postimi në facebook tregon se Ministria e Arsimit vlerëson Gjilanin kampion në nivel vendi, në realizimin e mësimit online transmeton 06Press.
Ja postimi i plotë:
Sot, në takimin e rregullt (online) me drejtorët e shkollave të Gjilanit i pranishëm ishte edhe Kryetari i Komunës z. Lutfi Hazir si dhe zv. Ministri i MASHT, z. Xhavit Rexhaj, ku Gjilani u vlerësua kampion në nivel vendi, në realizimin e mesimit online përmes platëformes #mesojmengashtepia.