LAJME

Haziri: Në kushtet kur kërkohet pastërti, qytetarët e Gjilanit kanë problem me ujë

Sot, në qytetin e Gjilanit ishte Kryeministri në Detyrë i Republikës së Kosovës z. Albin Kurti.

Ai gjatë prononcimit për media theksoi se higjiena është e domosdoshme tani, si dhe kur të ktheheni në shtëpi duhet të bëni një dush.

Pas prononcimit të Kryeministrit Kurti, reagoi kryetari i Komunës së Gjilanit z. Lutfi Haziri duke treguar se e ka informuar Kryeministrin Kurti për problemet me të cilat ballafaqohet qyteti i Gjilanit.

Kryetari Haziri ka thënë se problemi me furnizim të ujit është shumë i pranishëm nga qershori i vitit të kaluar, dhe në kohën kur po kërkohet pastërti dhe higjienë, kjo është një problem shtesë për qytetarët e Gjilanit. /gjilanisot/

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close