LAJME

Avdyl Aliu i LDK-së: Fjalori i disave në VV është i fëlliqur, njerëzillëku mbi të gjitha

Shefi i Grupit të Këshilltarëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan në Kuvendin Komunal, Avdyl Aliu, ka sulmuar ashpër rivalët e Vetëvendosjes, për fjalorin e rëndë që e po e përdorin në këtë kohë të polarizemeve të skajshme.

“Kah po i shoh disa te VV-së se çfar fjalori të flliqët po përdorin, çfar mashtrimesh po mundohen të bëjnë, linçime, shantzazhe, kërcënime dhe fallcifikime patjetër që po më shkon mendja, a mos po shkruajke në hyrje të VV-së: “leje njerzillakun jashtë dhe hyn mbrenda” , ka shkruar Aliu, në profilin e tij në Facebook, transmeton Mediafokus.info.

Me këtë rast, ai ka kujtuar një thënie të rinisë, me rastin e përgjedhjes së profesionit.

“Rrini ne VV dhe boni politike, po mosni bre kështu se njerzillaku është mbi të gjitha. Edhe në rini, me rastin e përzgjedhjes së profesionit ka pas vlejtë një thënje : “bëhu çka të duash, në fund duhet të mbetesh njeri”. Le të vlejë kjo edhe për partitë politike!”, ka përfunduar Aliu./Mediafokus.info/

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close